Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla ka uruar 248 vjetorin e shpalljes së pavarësisë së Shteteve të Bashkuara të Amerikës.
Sveçla, përmes një postimi në profilin e tij në rrjetin social Facebook, ka shkruar se 248 vjet më parë u vendosën themelet e forta të lirisë e demokracisë që shërbejnë si vlera përparimtare për të gjithë popujt që aspirojnë ato.
Ai, ka thënë se Kosova feston bashkë me SHBA-në si aleatë të përhershëm.
“Festojmë sot si aleatë të përhershëm me Shtetet e Bashkuara të Amerikës, duke shprehur mirënjohjen jo vetëm për përkrahjen e vazhdueshme por edhe shembullin që vazhdojnë të japin tash e 248 vite. Në këtë datë të shënuar, urojmë popullin amerikan dhe institucionet e ShBA-ve, miqtë e partnerët e Republikës sonë! Urime 4 korrikun!”, është shprehur Sveçla./KosovaPress