Superliga U21, risia e këtij sezoni
Lexohet për: 1 min.
9-Superliga U21
1 vit më parë
Linku u kopjua

Në fillim të javës së ardhshme do të nis sezoni i Superligës së Kosovës për grupmoshat U21, risi kjo e sezonit të ri në futbollin vendor.

Pjesëmarrëse do të jenë 10 ekipet elitare me grupmoshën e futbollistëve deri në 21 vjeç, ku ky format i ri do të ofrojë mundësi për futbollistët e rinj të tregojnë vlerat e tyre, raporton KosovaPress.

Besohet se kjo ligë do të ngrit nivelin e futbollit në Kosovë si dhe do të sjellë entuziazëm te futbollistët e rinj.

Orarin e ndeshjeve të xhiros së parë e gjeni më poshtë.

Dukagjini – Malisheva, e hënë 17:00, Klinë

Prishtina – Feronikeli 74, e martë 13:00, stadiumi i 2 Korrikut

Drita – Llapi, e mërkurë 17:00, Livoç

Liria – Ballkani, e mërkurë 15:00, Prizren

Fushë Kosova – Gjilani, luhet më vonë

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025