Superliga në aksion, derbi në Podujevë dhe duel mbijetese në Ferizaj
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Superliga në aksion, derbi në Podujevë dhe duel mbijetese në Ferizaj
superliga e kosoves
18/04/2026 - 09:56
Linku u kopjua

Pas një pauze të shkurtër, Superliga e Kosovës rikthehet këtë fundjavë me emocionet e xhiros së 29-të, ku në program janë disa përballje tejet të rëndësishme si për mbijetesë, ashtu edhe për objektiva më të larta.

Dy ndeshjet e para të kësaj xhiroje zhvillohen sot më 18 prill, ku vëmendja do të jetë e përqendruar në përballjet Ferizaj – Prishtina e Re dhe Llapi – Prishtina.

Në duelën e parë, mes Ferizajt dhe Prishtinës së Re, pritet një betejë e fortë për pikë jetike. Të dyja skuadrat janë të përfshira në luftën për mbijetesë dhe çdo gabim në këtë fazë të sezonit mund të rezultojë fatal. Përballja e fundit mes tyre kishte përfunduar me fitore minimale 1-0 në favor të Prishtinës së Re, çka e shton edhe më shumë rivalitetin për këtë sfidë.

Ndërkohë, në ndeshjen tjetër, Llapi pret Prishtinën në një derbi që premton spektakël dhe tension, në prani të tifozëve pas rishqyrtimit të vendimit nga FFK-ja. Skuadra nga Podujeva ka pasur një sezon me luhatje të mëdha dhe kërkon rikthimin te fitorja para tifozëve të vet, sidomos pas humbjes së fundit në shtëpi ndaj Drenicës (1-0).

Në anën tjetër, Prishtina vjen pas dy barazimeve radhazi dhe synon që të rikthehet te fitoret për të mbajtur gjallë objektivat e saj. Kujtojmë se në përballjen e fundit mes këtyre dy skuadrave, kryeqytetasit kishin triumfuar bindshëm me rezultat 4-1 në stadiumin “Fadil Vokrri”.

Të dy ndeshjet zhvillohen sot më 18 prill, me fillim nga ora 15:00.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026