Superliga e volejbollit vazhdon sot me ndeshjet e radhës të xhiros së 19-të
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Superliga e volejbollit vazhdon sot me ndeshjet e radhës të xhiros së 19-të
Volejboll foto
14/03/2026 - 11:26
Linku u kopjua

Në kuadër të xhiros se 19-të, në Superligën A të Kosovës në Volejboll, do të zhvillohen sot më 14 mars 2026, disa përballje të rëndësishme, si në konkurrencën e meshkujve, ashtu edhe të femrave, nën organizimin e Federata e Volejbollit e Kosovës.

Në konkurrencën e meshkujve zhvillohen dy ndeshje. Theranda pret Prishtina në palestrën “13 Qershori”, në Suharekë, ku ndeshja e seniorëve nis nga ora 17:30, ndërsa ajo e juniorëve nga ora 19:00.

Ndërkohë, në Lipjan përballen Skënderbeu dhe Peja. Ndeshja e seniorëve luhet nga ora 18:00, ndërsa, ajo e juniorëve nga ora 20:00.

Derisa edhe në konkurrencën e femrave sot zhvillohen dy përballje interesante. Ferizaj përballet me Gjiniqi, në Ferizaj, ku ndeshja e juniorëve nis në ora 18:00, ndërsa ajo e seniorëve në orë 20:00.

Ndërsa në Lipjan, Fushë Kosova përballet me liderin Fer Volley, me ndeshjen e seniorëve që zhvillohet nga ora 18:10.

Këto përballje do të ndikojnë në renditjen e skuadrave në tabelë, ndërsa ekipet synojnë të sigurojnë pozita sa më të favorshme para fazës së play-off-it.

KosovaPress


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026