Florentino Pérez u është përgjigjur me tone shumë të ashpra thashethemeve për gjendjen e tij shëndetësore dhe moshën.
Ai akuzoi mediat për një fushatë absurde sulmesh personale, duke mohuar kategorikisht lajmet se vuan nga ndonjë sëmundje e rëndë.
Pérez insistoi se do të kandidojë sërish për të mbrojtur klubin nga gazetarët që, sipas tij, mendojnë se mund ta frikësojnë apo të ndikojnë në vendimet e Real Madridit.
Gjatë konferencës, situata u tensionua deri në debate direkte, ku Pérez thirri në emër gazetarë specifikë, duke i akuzuar ata për krijimin e trazirave brenda klubit."Gazetarët mendojnë se çfarëdo që thonë, njerëzit do t'i besojnë. Por njerëzit më besojnë mua. Pse doni të më vritni? Jam zgjedhur presidenti më i mirë në histori dhe kemi skuadrën më me vlerë," u shpreh ai me irritim.
Pérez e mbylli fjalimin duke goditur profesionalizmin e mediave spanjolle, duke thënë se disa prej tyre "as nuk e dinë nëse marrin vesh nga futbolli", ndërsa konfirmoi se mbetet në krye të Realit dhe kompanisë së tij ACS me fuqi të plotë.