Sunny Hill 2026 zbulon emra të rinj
Kulturë
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sunny Hill 2026 zbulon emra të rinj
001 SHF26_mediabanner_general
09/07/2026 - 18:12
Linku u kopjua

Sunny Hill Festival ka konfirmuar emra të rinj të artistëve që do të performojnë në edicionin e vitit 2026, i cili do të mbahet më 31 korrik, 1 dhe 2 gusht në Prishtinë.

Organizatorët kanë bërë të ditur se në mesin e artistëve të konfirmuar janë emra të njohur të skenës ndërkombëtare të muzikës elektronike, përfshirë Keinemusic (Adam Port dhe Rampa), Seth Troxler, Carlita dhe Manifest.

Sipas organizatorëve, festivali synon që edhe këtë verë ta shndërrojë Prishtinën në një nga qendrat më të rëndësishme të muzikës në rajon dhe më gjerë.

Ata kanë njoftuar se ky është vetëm fillimi i listës së artistëve, ndërsa në ditët në vijim do të publikohen emra të tjerë të njohur të muzikës botërore, si dhe artistë vendorë që do të jenë pjesë e programit artistik të edicionit të sivjetmë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026