Gjykata Themelore në Gjakovë i ka caktuar një muaj paraburgim një të pandehuri i cili dyshohet se ka kryer sulm seksual nga vajzës së tij, më 1 prill.
“Sipas kërkesës së Prokurorisë, ndër të tjera ceket se me datën 1 prill 2026, i pandehuri dyshohet se ka vepruar në mënyrë të papërshtatshme dhe pa pëlqimin e të miturës – vajzës së tij, duke përdorur përmbajtje të papërshtatshme dhe duke bërë kërkesa të papranueshme. Pas incidentit, e mitura ka njoftuar prindin tjetër dhe rasti është raportuar në polici”, thuhet në një njoftim të Gjykatës Themelore të Gjakovës, transmeton KosovaPress.
Gjyqtari i procedurës paraprake, Drilon Haraçia, pas mbajtjes së seancës dëgjimore, ka vlerësuar se janë përmbushur kushtet ligjore për caktimin e paraburgimit ndaj të pandehurit.
Sipas vendimit të gjykatës, masa e paraburgimit do të zgjasë nga data e arrestimit, më 7 prill 2026, deri më 6 maj 2026.