Sulmohet një polic, bëhet për spital - arrestohet i dyshuari
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sulmohet një polic, bëhet për spital - arrestohet i dyshuari
Foto Ilustruese
Një person është arrestuar pasi dyshohet se ka tentuar të sulmojë me thikë zyrtarët policorë në fshatin Samadrexhë të Suharekës.
Sipas raportit të policisë, rasti ka ndodhur dje rreth orës 08:30, pasi ishte raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar kishte bllokuar rrugën. Njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes për të trajtuar rastin.
Gjatë ndërhyrjes, i dyshuari ka tentuar t’i sulmojë zyrtarët policorë me një mjet të mprehtë (thikë), por sulmi është evituar nga njëri prej policëve.
Ndërsa njëri nga zyrtarët policor gjatë arrestimit ka pësuar lëndime të lehta dhe ka marrë tretman mjekësor.
“Pasi është raportuar se një i dyshuar mashkull kosovar ka bllokuar rrugën lidhur me rastin njësia policore ka dalë në vendin e ngjarjes dhe i dyshuari ka tentuar ti sulmoj me mjet të mprehtë thikë, mirëpo sulmi është evituar nga një zyrtar policor”, thuhet në njoftimin e policisë.
Policia ka bërë të ditur se i dyshuari është arrestuar dhe, me vendim të prokurorit, është dërguar në mbajtje.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.