Policia e Kosovës, sot rreth orës 12:40, në Suhodoll- Mitrovicë Veri, gjatë tentimit për të ndaluar për kontroll një veturë, drejtuesi i saj nuk ka ndaluar dhe ka goditur një zyrtar policor dhe një veturë të policisë.
Zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruat të përdorin armët e zjarrit. Një polic është lënduar si pasojë e goditjes me veturë, ndërsa gjatë përdorimit të armëve nuk ka të dhëna për të lënduar.
Gjatë kontrollit në veturë janë gjetur 1.5 deri 2 kilogramë narkotik të llojit marihuanë. Njësitet policore, përfshirë zyrtarë nga Njësia për Hetimin e Trafikimit me Narkotik kanë dalë në vendin e ngjarjes.
Policia është duke e trajtuar rastin dhe në koordinim me organet e drejtësisë do të ndërmerren veprimet për zbardhjen e rastit dhe arrestimin e personit të dyshuar.