Sulmi terrorist në Banjskë, pjesë e raportit të DASH-it
Lexohet për: 2 min.
DASH-1
5 muaj më parë
Linku u kopjua

Departamenti Amerikan i Shtetit, ka publikuar raportet për Liritë Fetare nëpër vende të ndryshme të botës, ku është përfshirë edhe Kosova.

Në këtë raport për Kosovën është përfshirë edhe sulmi në Banjskë ndaj Policisë së Kosovës nga grupi i armatosur serb, organizimin e të cilit e kishte marrë përsipër më vonë politikani serb nga Kosova, Millan Radoiçiq, i cili nga institucionet e Kosovës më pas u deklarua terrorist.

““Më 24 shtator, një grup i organizuar, i armatosur dhe i trajnuar i serbëve etnikë sulmoi Policinë e Kosovës në fshatin Banjskë të komunës së Zveçanit, duke vrarë një rreshter policie dhe duke plagosur dy oficerë të tjerë. Më pas, grupi hyri me forcë në kompleksin aty pranë të Manastirit të Banjskës dhe luftoi me policinë për disa orë, duke përfshirë edhe nga prona e manastirit, ndërsa abati i Kishës Ortodokse Serbe (KOS) dhe afërsisht 40 pelegrinë nga Serbia u izoluan në manastir derisa grupi u largua. Policia tha se tre sulmues u vranë gjatë përleshjes”, thuhet në raportin e DASH-it.

Më tej thuhet se: “Pas luftimeve, policia dhe personeli i Forcave të NATO-s në Kosovë dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) hynë në manastir dhe gjetën personelin e KOS-it dhe pelegrinët atje të padëmtuar. Sipas KOS-it, manastiri pësoi dëmtime të vogla në portat dhe derën e konakut, e cila ishte jashtë ndërtesës kryesore të manastirit”.

Më tej thuhet se pas luftimeve, policia dhe personeli i Forcave të NATO-s në Kosovë dhe Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit (EULEX) hynë në manastir dhe gjetën personelin e KOS-it dhe pelegrinët atje të padëmtuar.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024