Sulmi në veri, vjen reagimi i Kurtit
Lexohet për: 1 min.
Albini Kurti - Votimi (10 of 13)
2 vite më parë
Linku u kopjua

Kryeministri Albin Kurti ka reaguar pas sulmit të sotëm ndaj policisë në Liqenin e Ujmanit.

Ai ka thënë se kanë nisur hetimet lidhur me rastin kur rreth 10 të shtëna janë qëlluar në drejtim të Policisë Kufitare.

“Fatmirësisht nuk kishte viktima dhe tani po zhvillohet një hetim i plotë. Sot, rrugët janë pa barrikada. Por bandat kriminale vazhdojnë të barrikadojnë veten kundër agjencive tona të zbatimit të ligjit dhe luftës sonë kundër krimit të organizuar”, ka shkruar Kurti në Twitter.

Kjo është hera e dytë në më pak se një javë që Policia e Kosovës sulmohet nga bandat kriminale në pjesën veriore, vetëm gjashtë ditë pas incidenteve të së dielës kur serbët lokalë bllokuan rrugët në shenjë kundërshtimi ndaj vendosjes së reciprocitetit ndaj targave dhe letërnjoftimeve të lëshuara nga Serbia.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025