Sulmi në Ibër - Lepenc, kthehen reduktimet e ujit në tri komuna
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Sulmi në Ibër-Lepenc, kthehen reduktimet e ujit në tri komuna
7 orë më parë
Linku u kopjua

Kompania e Ujësjellësit e Rajonit të Mitrovicës, KRU "Mitrovica", njofton se do të zbatojë reduktime në furnizimin me ujë për konsumatorët e saj në Mitrovicën e Jugut, Vushtrri dhe Skenderaj, si rezultat i pasojave që shkaktuan dëmet nga sulmi në kanalin e ujit të Ibër-Lepencit javën e kaluar.

Kompania vlerëson se si rezultat i gjendjes së krijuar të furnizimit me ujë të papërpunuar nga kanali i “Ibër Lepencit” pas sulmit dhe krijimit të vështirësive në furnizim të rregullt me ujë, janë të detyruar të aplikojnë reduktime të furnizimit me ujë të pijes për konsumatorët të këtyre komunave. Orari i reduktimeve:

Banorët e qytetit të Mitrovicës së Jugut do të përballen me mungesë uji nga ora 18:00 deri në orën 06:00, ndërsa fshatrat e kësaj komune nga ora 09:00 deri në orën 18:00.

Ndërsa, banorët e qytetit të Vushtrrisë nuk do të furnizohen me ujë nga ora 18:00 deri në orën 06:00 të mëngjesit, ndërsa fshatrat e kësaj komune nga ora 09:00 deri në orën 18:00.

Po ashtu në komunën e Skenderajt reduktime do të ketë nga ora 18:00 deri në orën 06:00 për banorët e qytetit, ndërsa nga ora 09:00 deri në orën 18:00 për banorët e fshatrave të komunës.

Me qëllim të furnizimit sa më të mirë për të gjithë konsumatorët, Kompania e Ujësjellësit e Rajonit të Mitrovicës, kërkon nga qytetarët ta konsumojnë ujin në mënyrë sa më racionale sidomos në situatën në të cilën ndodhemi.

Sulmi terrorist në Zubin Potok që ndodhi të premeten e kaluar është dënuar nga bashkia ndërkombëtare dhe kanë kërkuar sjelljen e aktorëve të shpërthimit para drejtësisë.

https://kosovapress.com/rendesia-e-liqenit-te-ujmanit

https://kosovapress.com/shperthim-i-fuqishem-ne-zubin-potok

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024