Një shpërthim ka ndodhur më 29 nëntor në veri të vendit dhe ka dëmtuar kanalin e ujit të Ibër-Lepencit.
Autoritetet në Kosovë kanë thënë se sulmi është terrorist e kriminal dhe vjen nga bandat e orkestruara nga Serbia.
Kanali i ujit të Ibër-Lepencit furnizon me ujë, nga Liqeni i Ujmanit, disa qytete të Kosovës dhe Korporatën Energjetike të Kosovës.
Pse është kaq i rëndësishëm Liqeni i Ujmanit?Rreth 9 kilometra katrorë të Liqenit të Ujmanit janë në territorin e Kosovës dhe rreth 2 të tjerë në pjesën e Serbisë.
Ujmani është mbledhësi i ujit më i rëndësishmi për Kosovën.
Një pjesë e konsiderueshme e banorëve të Prishtinës furnizohen nga rezervuari i Ujmanit që është më i madhi në Kosovë.
Liqeni i Ujmanit është ndërtuar në mes të 1979-1984.
Në Kosovë ekzistojnë edhe Liqeni i Batllavës, i Badovcit dhe ai i Radoniqit.