Elizabeth Pollard (64) nga Pensilvania nuk është parë qe nga dita e hënë kur raportohet se ra në një gropë në zonën Marguerite, 65 kilometra në lindje të Pittsburgh.
Ekipet e shpëtimit po kërkojnë zonën dhe besohet se aksidenti ka ndodhur teksa ajo po kërkonte macen e saj Pepper.
John Bacha, një zjarrfikës vullnetar, thotë se ata gjetën gjithashtu një këpucë në gropë, të cilën ai e përshkroi si moderne.
Familja Pollard raportoi për zhdukjen e Elizabeth të martën dhe mbesa e saj 5-vjeçe u gjet nga policia në veturën e saj të parkuar rreth 10 orë më vonë, e padëmtuar.Gropat nuk janë një fenomen i pazakontë në këtë pjesë të SHBA-së dhe ajo ku Pollard ka rënë dyshohet se është nëntë metra e thellë.
Oficerët shpresojnë që Elizabeth mund të jetë ende gjallë, pasi temperatura në gropë është në fakt më e lartë se në sipërfaqe dhe niveli i oksigjenit është i qëndrueshëm. Ata thonë se shpresojnë se fati do të jetë në anën e tyre në kërkimin e tyre.