Kusari-Lila skeptike për progresin në dialog: Asociacionin mund ta përgatisin institucionet e vendit
Intervista
Lexohet për: 3 min.
Kusari-Lila: Institucionet e Kosovës duhet të përgatisin draftin e Asociacionit
1 javë më parë
Linku u kopjua

Shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila është skeptike se do të ketë progres në dialog, pavarësisht caktimit të takimit të kryenegociatorëve më 17 dhjetor në Bruksel. Sipas saj, është e vështirë që në fund të mandatit të ekzekutivit kosovar por edhe të ndërmjetësit të BE-së, Miroslav Lajçak, të ketë një kthesë të madhe drejt zbatimit të Marrëveshjes Bazë të Brukselit dhe aneksit të Ohrit, të arritur vitin e kaluar.

Kusari-Lila, në një intervistë për KosovaPress thotë se institucionet e Kosovës duhet të jenë të përfshira në hartimin e draft-statutit të Asociacionit, pavarësisht presionit ndërkombëtar që të dërgohet draft-statuti i Asociacionit i hartuar nga Bashkimi Evropian në Gjykatë Kushtetuese.

Pas disa sulmeve në veri të vendit përfshirë dy sulmet terroriste atë të Ibër Lepencit dhe rasti Banjska si më të rëndat kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka kushtëzuar dialogun dhe ka pasur pikëpyetje për vazhdimësinë e këtij procesi.

“Është paksa e vështirë që të besohet që afërsisht në takimin e fundit në këtë legjislaturë apo mandat qeverisës në Kosovë mund të ketë ndonjë kthesë të madhe. S’ka ndonjë progres apo ndryshim nga qasja e Serbisë që e ka pasur në dialog. Prandaj nëse ka të bëjë me pajtueshmërinë e palëve për t’u dakorduar me rrugën përpara unë kam hezitim se mund të presim diçka shumë pozitive, si rezultat të përgjithshëm nga ajo çka kemi pasur më herët", ka thënë Kusari-Lila.

Sipas saj, komunat veriore duhet të jenë të përfshira dhe të nisin themelimin e një mekanizmi si Asociacioni, andaj thekson se procesi i hartimit të një draft-statuti duhet të bëhet pas zgjedhjeve lokale në vitin 2025.

Duke folur për raportet ndërmjet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti, shefja e deputetëve të LVV-së, Mimoza Kusari-Lila thotë se dallimet e tyre janë të kapërcyeshme.

Përkitazi me këtë, ajo thekson se komunikimi në nivel të lidershipit aktual të Kosovës po vazhdon pavarësisht çfarëdolloj diference që mund të ketë.

Sa i përket zgjedhjeve të 9 shkurtit dhe premtimeve elektorale të partive opozitare, Kusari-Lila, deklaron se të njëjtat janë të parealizueshme.

Madje, sipas saj, është për keqardhje niveli i ulët i profesionalizmit të opozitarëve që premtojnë gjëra ofenduese dhe të realizueshme për qytetarët.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024