Mundësi bursash: 40 bursa të plota për programe të Masterit në universitetet e BE-së
Marketing
Lexohet për: 2 min.
6 orë më parë
Linku u kopjua

Zyra e Bashkimit Evropian në Kosovë dhe Qeveria e Kosovës njoftojnë hapjen e Raundit XIV të aplikimit për Skemën e Profesionistëve të Rinjë (YCS), program i bursa pasuniversitare të BE-së për qytetarët e Kosovës, i cili zbatohet nga Konsorciumi i Universitetit Aristoteli. të Selanikut, Greqi dhe Institutit Kombëtar të Shërbimit Publik, Francë. Aplikimi është të hapur deri të hënën më 9 dhjetor 2024 në orën 17:00.

Aplikantët e suksesshëm do të kenë mundësinë të ndjekin një programe të nivelit Master në universitetet e shteteve anëtare të BE-së. Programi i bursave, i cili zhvillohet kryesisht në gjuhën angleze, do të sigurojë 40 bursa të plota. Kjo thirrje është e hapur për publikun e gjerë, si dhe për nëpunësit civilë të diplomuar në fushat në: Integrim Evropian dhe Planifikimin e Politikave, Juridik, Mjedis dhe Energji, Ekonomi si dhe fusha të tjera të ngjashme akademike.

Përfaqësuesit e komuniteteve joshumicë dhe gratë inkurajohen fuqimisht të aplikojnë. Formularët e aplikimit, Rregullat e Procedurës dhe seti i plotë i dokumenteve shoqëruese do të ju dërgohen me email të gjithë aplikantëve të interesuar pas regjistrimit në faqen e mëposhtme të internetit:

https://ycskosovo.org deri të hënën, 9 dhjetor 2024 në ora 17:00.
Linku për regjistrimin është në dispozicion online në faqen zyrtare të programit në https://ycskosovo.org
Për më shumë informata, mund të shkruani edhe në [email protected]

Young Cell Scheme Rounds XIII-XIV-XV është një program bursash i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe nga Qeveria e Kosovës dhe zbatuar nga Konsorciumi i Universitetit Aristotele të Selanikut  dhe Instituti Kombëtar i Shërbimit Publik, Francë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024