Sulmi fizik ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda”, dënohet Aurona Pelaj
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Sulmi fizik ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda”, dënohet Aurona Pelaj
aurona pelaj orenda peje
06/07/2026 - 14:47
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Pejë ka vendosur për rastin e sulmit fizik ndaj të moshuarës në shtëpinë e të moshuarve “Orenda”, që ndodhi në Pejë, në vitin 2022, transmeton KosovaPress.

Në seancën e sotme, trupi gjykosh e ka dënuar dy vjet e 3 muaj burgim Aurona Pelajn, e cila u dënua pasi është shpallur fajtore se me dashje ka përdorur forcë fizike ndaj viktimës. Përveç dënimit me burgim, Gjykata ka shqiptuar edhe masën plotësuese, me të cilën Aurona Pelajt i ndalohet ushtrimi i profesionit të infermieres për një periudhë prej pesë vjetësh. Ndërkaq, ka shpallur të pafajshme Altina Rexhepin dhe Remzie Kuqin.

Në këtë seancë, nuk kanë qenë të pranishme tri të akuzuarat.

Përveç dënimit me burgim, Gjykata ka shqiptuar edhe masën plotësuese, me të cilën Aurona Pelajt i ndalohet ushtrimi i profesionit të infermieres për një periudhë prej pesë vjetësh.

Lexo po ashtu
Mallkimi i paqes
Në dënimin e shqiptuar do të llogaritet edhe koha e kaluar në paraburgim, nga 2 nëntori 2022 deri më 24 nëntor 2022, ndërsa pjesa e mbetur e dënimit do të ekzekutohet pasi aktgjykimi të marrë formë të prerë, transmeton KosovaPress.

Ndryshe, në nëntor të vitit 2022, në një video që qarkulloi në rrjete sociale u publikuan pamjet që tregonin për keqtrajtimin fizik që i bëhej një të moshuare nga punonjëset e shtëpisë së pleqve.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026