Sulm ndaj autobusit të Atletico Madrid në “Camp Nou” para ndeshjes me Barcelonën
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Sulm ndaj autobusit të Atletico Madrid në “Camp Nou” para ndeshjes me Barcelonën
atletico bus
09/04/2026 - 12:47
Linku u kopjua

Përgatitjet për ndeshjen e së mërkurës në La Liga mes Barcelonës dhe Atletico Madridit nuk ishin aspak të qeta. Ndërsa autobusi i skuadrës së Atletico-s hyri në stadiumin “Spotify Camp Nou”, u sulmua me objekte. Incidenti përfshinte hedhjen e shisheve, gurëve dhe fishekzjarrëve nga një grup i vogël tifozësh vendas të mbledhur pas barrierave.

Sipas raportimeve, dy dritare të autobusit të vizitorëve u thyen, pikërisht përballë vendit ku ishte ulur trajneri Diego Simeone.

Pavarësisht incidentit, trajneri i Atletico Madrid, Diego Simeone, e përshkroi sjelljen e tifozëve si të papranueshme, ku kërkoi masa më të forta sigurie për të mbrojtur ekipet, duke theksuar se veprime të tilla nuk kanë vend në sport dhe pavarësisht incidentit, fokusi i Atleticos mbetet te loja.

“Kemi ardhur këtu për të luajtur futboll. Ne nuk do të shpërqendrohemi. Detyra jonë është të luajmë me guxim dhe respekt, dhe pikërisht këtë do të bëjmë” – ka thënë Simeone.

Ky nuk është incidenti i parë i tillë, në fillim të marsit, autobusi i Atletico-s u qëllua me gurë edhe nga ultrasit e zemëruar të Barcelonës pak para gjysmëfinales së Kupës së Mbretit.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026