Vala e të nxehtit në Holandë shkaktoi rreth 480 viktima javën e shkuar
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Vala e të nxehtit në Holandë shkaktoi rreth 480 viktima javën e shkuar
Holanda
02/07/2026 - 21:00
Linku u kopjua

Rreth 480 viktima  u regjistruan në Holandë gjatë valës së pazakontë të të nxehtit javën e kaluar, njoftuan sot autoritetet shëndetësore holandeze.

Sipas të dhënave, vdekjet shtesë gjatë periudhës 22–28 qershor u shënuan kryesisht te personat 80 vjeç e sipër.

Numri më i madh i rasteve u regjistrua në jug dhe lindje të vendit, ku temperaturat arritën nivelet më të larta.

Gjatë kësaj vale të të nxehtit, në Holandë u regjistruan temperatura rekord për muajin qershor, duke arritur deri në afro 40 gradë Celsius.

Edhe Franca raportoi më herët të paktën 1 000 viktima në lidhje me të nxehtin ekstrem, ndërsa autoritetet paralajmëruan se bilanci përfundimtar mund të jetë edhe më i lartë.

Sipas shkencëtarëve, vala e të nxehtit që nisi më 20 qershor ishte më intensivja e regjistruar ndonjëherë në Evropë, duke rritur ndjeshëm rrezikun për shëndetin, veçanërisht te të moshuarit dhe grupet më të prekura.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026