Suksesi me Kosovën apo me Como-n? Vojvoda bënë zgjedhjen e tij
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Suksesi me Kosovën apo me Como-n? Vojvoda bënë zgjedhjen e tij
vojvoda-070626
07/06/2026 - 16:09
Linku u kopjua

Mbrojtësi i Kosovës, Mërgim Vojvoda, ka shprehur krenarinë për suksesin e arritur me klubin e tij, por ka theksuar se përfaqësimi i Kosovës mbetet prioriteti i tij kryesor.

Para ndeshjes së radhës së “Dardanëve”, Vojvoda tha se, nëse do t’i duhej të zgjidhte mes dy objektivave, zgjedhja e tij do të ishte pa hezitim Kosova.

“Gjithsesi, nëse më pyetni se cilën do të zgjidhja, njërën apo tjetrën, me sy mbyllur do ta zgjidhja Kosovën. Por ky është realiteti. Jam shumë i gëzuar që kemi arritur të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve”, deklaroi ai.

Futbollisti kosovar foli edhe për zhgënjimin pas humbjes në finalen ndaj Turqisë, duke theksuar se ekipi nuk duhet të humbasë besimin pavarësisht rezultatit.

“Megjithatë, besoj se të gjithë kemi qenë shumë të mërzitur pasi e humbëm finalen këtu në shtëpi kundër Turqisë. Nuk duhet të dorëzohemi, sepse do të kemi mundësi të tjera dhe shpresoj që edhe me Kosovën të arrijmë të bëjmë diçka të madhe”, tha Mërgim Vojvoda.

Ndeshja miqësore Kosova - Andorra zhvillohet sot më 7 qershor, nga ora 20:00, në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026