Subvencionimi i efiçiencës për shtëpitë individuale, ME del me njoftim për qytetarët
Lexohet për: 3 min.
ME 2023
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Ministria e Ekonomisë u ka bërë thirrje qytetarëve që të raportojnë çdo dyshim për abuzime eventuale me subvencionim të efiçiencës në shtëpitë individuale.

Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) ka hapur për të dytin vit radhazi thirrjen publike për subvencionimin e masave të efiçiencës së energjisë në sektorin rezidencial-shtëpi individuale, për të cilën kërkohet raport i auditimit nga një ndër Auditorët e Certifikuar të Energjisë.

Për t’u siguruar që të gjithë qytetarët janë të mbrojtur nga abuzimet me çmime, Ministria e Ekonomisë inkurajon qytetarët që të raportojnë ato tek Autoriteti i Konkurrencës, Departamenti për Mbrojtjen e Konsumatorit në MINT: 0800 11000 apo/edhe Divizionin e Efiçiencës së Energjisë në Ministrinë e Ekonomisë: 038 200 215 55.

Në lidhje me këto shqetësime, Ministria e Ekonomisë ka ndarë me të gjithë auditorët sqarimin se ata duhet të respektojnë në përpikëri rregulloren për Sistemin e Ofruesve te Shërbimit Energjetik dhe Kriteret Minimale për Auditim Energjetik 05/2020 si dhe Kodin e Mirësjelljes (https://gzk.rks-gov.net/ActDetail.aspx?ActID=28177).

Në këtë kontekst, auditorëve të energjisë u është bërë thirrje që të aplikojnë çmim për shërbim që është i arsyeshëm dhe në harmoni më kriteret te cilat janë përcaktuar nga FKEE dhe të mos bëjnë veprime që mund të duken abuzive më këtë proces.

Po ashtu, është kërkuar nga Auditorët e Energjisë që të mos anashkalojnë aplikuesit potencialë në regjione të caktuara duke marrë për bazë se detyra e tyre është ofrimi i shërbimeve në të gjithë territorin e Kosovës.

Për secilën ankesë të pranuar nga qytetarët dhe për secilin raportim të ndonjë shkeljeje të kodit të mirësjelljes, divizioni brenda Ministrisë së Ekonomisë do të merr masa ligjore konform autorizimeve që dalin nga rregullorja 05/2020.

Ndryshe, thirrja e parë publike, e hapur në gusht të vitit të kaluar, ka treguar se implementimi i masave të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e përfituesve ka ndikuar në kursimin e energjisë dhe lëndëve të tjera të përdorura për ngrohje, si dhe ka rritur komoditetin e qytetarëve në shtëpitë e tyre.

Lansohet thirrja për subvencionimin e izolimit të shtëpive, ja kur mund të aplikoni? • KosovaPress

Qeveria së shpejti me subvencione për efiçiencë të energjisë, ja sa familje do të përkrahen • KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024