Qeveria së shpejti me subvencione për efiçiencë të energjisë, ja sa familje do të përkrahen
Lajme
Lexohet për: 2 min.
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka njoftuar se gjatë javëve në vijim Ministria e Ekonomisë dhe Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë do të hapin thirrje për subvencione direkte për të ndihmuar familjet që të investojnë në ngritje të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e banesat e tyre.

Kryeministri Albin Kurti, këtë e ka bërë të ditur përmes një video të cilën e ka shpërndarë në profilin e tij në rrjetin social Facebook.

Kurti, ka thënë se përmes këtyre masave synojnë t’i përkrahin 1300 familje për të bërë investime të cilat rrisin efiçiencën energjetike të shtëpive sikurse: izolimi ose ndërrimi i dritareve, dhe 5000 familje për të blerë pajisje për ngrohje.

“Gjatë javëve në vijim, Ministria e Ekonomisë dhe Fondi Kosovar për Efiçiencë të Energjisë do të hapin thirrje për subvencione direkte për të ndihmuar familjet që të investojnë në ngritje të efiçiencës së energjisë në shtëpitë e banesat e tyre. Përmes këtyre masave synojmë t’i përkrahim 1300 familje për të bërë investime të cilat rrisin efiçiencën energjetike të shtëpive sikurse: izolimi ose ndërrimi i dritareve, dhe 5000 familje për të blerë pajisje për ngrohje si: kalda e stufa me biomasë, kondicionerë efiçientë e pompa termike. Kështu, po angazhohemi që ju qytetarë të dashur të keni sa më pak shpenzime për energji e të mbani shtëpitë tuaja të ngrohta gjatë dimrit e të freskëta gjatë verës. Këto thirrje do t’i hapim përmes platformës e-Kosova. Ju ftojmë të hapni llogari për të përfituar. Për të mësuar më shumë informata rreth thirrjeve vizitoni uebfaqet e Ministrisë së Ekonomisë e të Fondit Kosovar për Efiçiencë të Energjisë të cilat do të publikojnë të gjitha informacionet e nevojshme ditëve në vijim”, ka thënë Kurti.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2024