Fondi i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë (FKEE) ka lansuar thirrjen e dytë publike për projektin “Zbatimi i masave të efiçiencës së energjisë për shtëpitë individuale të banimit”. Qëllimi i kësaj thirrje është të përmirësohen kushtet e jetesës së qytetarëve sa i përket efiçencës së energjisë elektrike dhe ulja e faturave të energjisë elektrike.
Kryeministri i vendit Albin Kurti, derisa ka theksuar rëndësinë e kësaj thirrje, ka thënë se kësaj radhe synojnë të subvencionohen edhe 1 mijë e 300 familje të tjera për t'i izoluar shtëpitë e tyre.
Driton Hetimi, drejtor menaxhues i Fondit i Kosovës për Efiçiencë të Energjisë tha se përmes këtyre masave pritet që konsumi i energjisë për metër katror në vit të reduktohet nga 155 kilovat orë, në rreth 111 kilovat orë për këto shtëpi
Në anën tjetër, Alessandro Bianciardi, nga Zyra e BE në Kosovë, ka thënë se ndikimi i kësaj mbështetje emergjente të BE-së për Kosovën është mjaftë pozitive.
Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...