Studiuesit bëjnë zbulimin e radhës: Ja se si do të bëhet i mundur menaxhimi i kancerit
Lexohet për: 1 min.
Simptomat e para të kancerit të mushkërive ndërlidhen me një sëmundje më pak serioze
2 vite më parë
Linku u kopjua

Studiuesit për herë parë kanë arritur të zbulojnë modelet të quajtura, nënshkrime mutacionale në ADN-në e kancerit.

Ky zbulim iu mundëson mjekëve të shikojnë tumorin e secilit pacient dhe ta përshtatin atë me trajtime dhe medikamente specifike.

Autorja kryesore e studimit, Serena Nik-Zainal e cila është profesoreshë e mjekësisë gjenomike dhe bioinformatikës në Universitetin e Kembrixhit shprehet: "Përdorimi i sekuencës së plotë të gjenomit mund të identifikojë se cilat 'gjurmë' janë të rëndësishme  zbulojnë se çfarë ka ndodhur me zhvillimin e kancerit.”

Studiuesit analizuan përbërjen e plotë gjenetike ose sekuencat e gjenomit të plotë (WGS) të më shumë se 12,000 pacientëve me kancer të NHS.

Ata ishin në gjendje të dallonin 58 nënshkrime të reja mutacionale, duke sugjeruar se ka shkaqe shtesë të kancerit që ende nuk janë kuptuar plotësisht.

Gjetjet janë duke u përfshirë në NHS ( Shërbimi Shëndetësor Kombëtar) pasi studiuesit dhe klinicistët tani përdorin një mjet dixhital të quajtur FitMS që do t'i ndihmojë ata të identifikojnë nënshkrimin mutacional dhe potencialisht të informojnë menaxhimin e kancerit në mënyrë më efektive.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025