Studim mbi 100 vjet histori të sportit të qitjes
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Studim mbi 100 vjet histori të sportit të qitjes
WhatsApp-Image-2026-06-15-at-7.48.58-AM-696x472
15/06/2026 - 12:23
Linku u kopjua

“Sporti i qitjes rreth viteve 1895 – 1990” titullohet botimi i ri i Ilir Dojka dhe Erjonilda Dojka, një studim i trajtuar si një udhëtim në më shumë se 100 vjet histori të sportit të qitjes në vendin tonë.

Në mozaikun e pasur të historisë sportive shqiptare, qitja zë një vend të veçantë si një disiplinë që ndërthur traditën, mjeshtërinë dhe identitetin kombëtar. Botimi i sjell lexuesit një pasuri të rrallë informacioni, dokumentesh dhe dëshmish, duke e shndërruar në një arkiv të vyer për studiuesit, sportdashësit dhe brezat e rinj.

Albumi paraqet në rend kronologjik fotografi, kupa, medalje, stema, ftesa, spartakiada dhe dokumente të tjera historike, të cilat hedhin dritë mbi rrugëtimin e sportit të qitjes në Shqipëri. Përmes imazheve dhe materialeve autentike, lexuesi ndjek evolucionin e një tradite që i ka rrënjët thellë në historinë shqiptare, duke nisur nga mjeshtrit armëpunues, garat tradicionale të nishanxhinjve dhe deri te organizimi i kampionateve të para zyrtare.

Ky botim i ri sjell në vëmendje figura, ngjarje dhe momente që kanë lënë gjurmë në historinë e sportit shqiptar.

Realizimi i këtij botimi është mbështetur dhe nga Albanian Sports Science Association (ASSA), shkruan ATSh.

Më shumë sesa një album fotografik, ky botim është një homazh për brezat e sportistëve, trajnerëve dhe te pasionuarve të qitjes që kanë kontribuar në ndërtimin e një tradite të pasur sportive.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026