KFOR ka njoftuar sot se ushtarët italianë dhe bullgarë të caktuar në Komandën Rajonale-Perëndim (RC-W) kanë marrë pjesë në një stërvitje me qitje të vërteta në Poligonin ushtarak pranë Kampit “Villaggio Italia” në Pejë.
“Stërvitja, e cila mblodhi personel nga kombësi të ndryshme, synonte të nxiste shkëmbimin e ekspertizës dhe praktikave më të mira, duke rritur njëkohësisht ndërveprimin midis njësive pjesëmarrëse”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.
“KFOR-i vazhdon të zbatojë mandatin e tij – bazuar në Rezolutën 1244 të Këshillit të Sigurimit të OKB-së të vitit 1999 – për të kontribuar në një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe lirinë e lëvizjes, në çdo kohë dhe në mënyrë të paanshme. KFOR-i punon në koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe Misionin e Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX), në rolet e tyre përkatëse si reagues të sigurisë”, thuhet në njoftimin e KFOR-it.