Ndër kandidatët më serioz për triumf në Ligën e Kampionëve, si çdo sezon tjetër, është Real Madridi i Carlo Ancelottit.
Kampioni aktual evropian synon sonte ta eliminojë Chelsean dhe të vazhdojë në gjysmëfinale të garës, raporton KosovaPress.
Reali është sot favorit në letër, por krenaria dhe zemërimi i Chelseat janë faktorë që nuk duhet nënvlerësuar.
Por, fakti që brengos “Blutë” është faza ofensive, pasi që sulmuesit nuk po e bëjnë si duhet punën e tyre. Deri tani në këtë sezon, Chelsea ka shënuar vetëm 30 gola në 31 ndeshje të Premier Ligës, dhe 12 gola në nëntë ndeshje të Ligës së Kampionëve, statistika këto të tmerrshme, veçanërisht në krahasim me kundërshtarin e sotëm.
Shifra mbresëlënëse, të cilat nëse krahasohen me ato të Chelseat bëhen edhe më të frikshme. Vetëm Benzema dhe Vinicius kanë shënuar më shumë këtë vit se e gjithë skuadra e Chelseat së bashku. Golashënuesit më të mirë për skuadrën e Todd Boehlyt janë Kai Havertz në ligë, me shtatë gola dhe Raheem Sterling në Ligën e Kampionëve, me vetëm tri gola.