State Department falënderon Kosovën: Qëndrim i qartë kundër terrorizmit për vendimin ndaj IRGC
Lajme
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
State Department falënderon Kosovën: Qëndrim i qartë kundër terrorizmit për vendimin ndaj IRGC
Byroja e Kundërterrorizmit e Departamentit të Shtetit të SHBA-së ka shprehur mirënjohje për Kosovën, pasi ajo deklaroi se e konsideron Korpusin e Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC) si organizatë terorriste.
“E falënderojmë Kosovën që qëndron kundër terrorizmit dhe për përcaktimin e IRGC-së si organizatë terroriste”, thuhet në reagimin e Byros në “X”.
Replika vjen disa ditë pasi Ministri i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, njoftoi vendimin në të njëjtën platformë, duke theksuar se Kosova qëndron në linjë me aleatët ndërkombëtarë.
“Republika e Kosovës e ka shpallur IRGC-në si organizatë terroriste. Një vendim i qartë, i bazuar në parim: ne qëndrojmë me aleatët tanë, me sigurinë demokratike dhe kundër terrorit në të gjitha format e tij”.
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.