Stano nuk jep detaje për “tërheqjen” e letrës së Bërnabiqit: Zbatimi i marrëveshjes i obligueshëm
Lexohet për: 2 min.
peter stano
3 muaj më parë
Linku u kopjua

Zëdhënës i Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Peter Stano, nuk ka dhënë hollësi për tërheqjen e letrës së ish-kryeministres së Serbisë, Ana Bërnabiq, për moszbatim të Marrëveshjes së Ohrit.

Stano është pyetur se kur e ka njoftuar Serbia BE-në për tërheqjen e këtij qëndrimi dhe në çfarë mënyre Serbia e ka njoftuar BE-në.

“Përsëri, në emër të Bashkimit Evropian atë që tha përfaqësuesi special i BE-së në terren në Prishtinë javën e kaluar, kështu që nuk ka nevojë të përsëritet. Pse, kur, si, dhe nëse Serbia ka bërë diçka apo nuk ka bërë diçka, kjo u takon autoriteteve serbe që ta adresojnë këtë pyetje, por mund të përsëris se cili ishte qëndrimi, dhe qëndrimi i vazhdueshëm i Bashkimit Evropian që nga dita e parë pas arritjes së marrëveshjes së Ohrit, e ashtuquajtura Marrëveshja e Ohrit. Kjo është një marrëveshje ligjërisht e detyrueshme dhe të dyja palët kanë për detyrë ta zbatojnë atë. Kjo është fiksuar në një nga nenet e saj ku thuhet se kjo marrëveshje po bëhet pjesë e rrugës së tyre të anëtarësimit në Bashkimin Evropian. Pra është ligjërisht e detyrueshme, është rënë dakord në Ohër dhe të dyja palët duhet të punojnë pa vonesa të mëtejshme për zbatimin e kësaj marrëveshjeje”, tha Stano.

Stano ka insistuar se Serbia ashtu edhe Kosova kanë për detyrë të zbatojnë marrëveshjen e Ohrit në të kundërtën sipas tij nuk do të mund të vazhdojnë në rrugën drejt BE-së.

I dërguari i BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se Serbia ka tërhequr letrën dërguar bllokut vitin e kaluar, ku shprehte rezerva për Marrëveshjen në rrugën drejt normalizimit të raporteve.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025