Nderohet veprimtaria e Alush Gashit: Njeri i urtësisë, besonte se shteti ndërtohet me dije
Lajme
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Nderohet veprimtaria e Alush Gashit: Njeri i urtësisë, besonte se shteti ndërtohet me dije
Osmani 111
21/05/2026 - 14:51
Linku u kopjua

Në një mbledhje komemorative është nderuar jeta dhe vepra e profesorit dhe politikanit të njohur, Alush Gashi. Në këtë akademi e cila mblodhi personalitete të ndryshme të jetës publike, u tha se bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit Ibrahim Rugova ishte njeri njeri i qetësisë, i arsyes dhe i përmbajtjes.

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani tha se kandidatja e LDK-së për presidente, Vjosa Osmani, vlerësoi figurën e tij duke theksuar se ai i përkiste atyre njerëzve që besonin se shteti ndërtohet mbi dije dhe moral politik. Alush Gashi u nda nga jeta në moshën 75-vjeçare.

Osmani tutje u shpreh se Alush Gashi nuk do të largohet asnjëherë nga kujtesa dhe se do të kujtohet përherë.

Dhimbja për ndarjen nga jeta e Gashit është e heshtur, por shumë e rëndë, tha kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku.

Një fjalë rasti pati dhe gruaja e Alush Gashit, Iliriana Gashi, shprehu mirënjohje për të gjithë ata që kanë qenë pranë tij gjatë periudhave të vështira të jetës

Alush Gashi do të përcillet sot për në banesën e fundit. Ceremonia e varrimit do të mbahet nga ora 15:00, në vendlindjen e tij, në varrezat e fshatit Prigodë të Istogut.

Lajmi i plotë në sistemin me parapagim...


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026