Vetëm për një vit janë arrestuar pesë persona të dyshuar për spiunazh. Agjencia e Kosovës për Inteligjencë në gjithë këto arrestime kishte rolin kryesor.
Por kush janë të arrestuarit?
E dhjetë muaj më parë ishte arrestuar ish-pjesëtari i Policisë së Kosovës, Aleksander Vlajiq, në Mitrovicë.
Ai dyshohet si agjent rezident. Kurse, Jelena Djukanoviq, bashkëpunëtore e BIA-s së Serbisë, të cilët kishin qëllim kryesor rezistencën e armatosur në veri.
Ndërsa, sot më 06 maj 2025, për spiunazh është arrestuar Hysri Selimi, bashkëpunëtor i BIA-s së Serbisë.
Ai kishte qëllim rritjen e radikalizmit islam në Kosovë dhe mbledhjen e informacioneve.
Sot gjithashtu janë kryer bastisje në dy lokacione dhe janë konfiskuar prova materiale, përfshirë edhe disa telefona që janë përdorur për kryerjen e veprës penale.
Përndryshe, janë konfirmuar dyshimet e mëparshme për përfshirjen e Serbisë në përhapjen e rrymave radikale në Kosovë, sidomos pas arrestimit të fundit të Hysri Selimit, i cili ishte gjykuar për terrorizëm dhe kishte qenë pjesë e ISIS-it.