Një nga ndeshjet më të mëdha të sezonit në futbollin anglez zhvillohet sot, ku Manchester City pret Liverpoolin në çerekfinalen e Kupës FA.
Takimi luhet në stadiumin “Etihad” dhe konsiderohet si një finale e parakohshme mes dy prej skuadrave më të suksesshme në Angli gjatë viteve të fundit.
City ka fituar të dy përballjet direkte këtë sezon ndaj “The Reds”, duke i bërë ata favoritë për këtë ndeshje. Pep Guardiola ka disa shqetësime në mbrojtje për shkak të dëmtimeve, por në sulm skuadra është e plotë me emra si Erling Haaland dhe Jeremy Doku, derisa Liverpool pritet të rikthejë Mohamed Salah nga dëmtimi, ndërsa mungesa e portierit Alisson mbetet një problem serioz për ekipin.
Formacionet e mundshme:Liverpool (4-2-2-2): Mamardashvili; Gomez, Konate, Van Dijk, Kerkez; Gravenberch, Mac Allister; Szoboszlai, Wirtz; Salah, Ekitike.
Ndeshja zhvillohet sot më katër prill, me fillim nga ora 13:45.