Gashani priti në takim sekretarin e Federatës së Padelit
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Gashani priti në takim sekretarin e Federatës së Padelit
New Project - 2026-06-01T134202.055
01/06/2026 - 15:43
Linku u kopjua

Ministri në detyrë i Sportit dhe Rinisë, Blerim Gashani, ka pritur sot në një takim zyrtar Sekretarin e Federatës së Padelit të Kosovës, Jusuf Kika, me të cilin ka diskutuar për mundësitë e avancimit dhe zhvillimit të mëtutjeshëm të këtij sporti në vend.

Gjatë këtij takimi, fokus i veçantë iu kushtua planeve dhe aktiviteteve të federatës, sfidave aktuale, si dhe rritjes së infrastrukturës sportive me qëllim masivizimin e padelit te të rinjtë.

Ministri në detyrë, Gashani konfirmoi mbështetjen e ministrisë për këto iniciativa:

"Jemi të gatshëm të mbështesim çdo projekt që kontribuon në zhvillimin e sportit dhe në promovimin e një jete aktive për qytetarët tanë."

Në fund të takimit, të dyja palët u zotuan për vazhdimin e bashkëpunimit të ngushtë, duke synuar krijimin e kushteve sa më të mira për sportistët vendorë dhe për një përfaqësim sa më dinjitoz të Kosovës në arenën ndërkombëtare.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026