Nga 30 ditë paraburgim nëntë të dyshuarve për mashtrim me derivate të naftës
Lajme
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Nga 30 ditë paraburgim nëntë të dyshuarve për mashtrim me derivate të naftës
Gjykata-Themelore-Prishtine1234
03/07/2026 - 22:46
Linku u kopjua

Gjykata Themelore në Prishtinë, ka caktuar masën e paraburgimit prej një muaji ndaj F.M., F.M., S.K., N.B., D.M., A.M., M.M., N.M., dhe G.Q., nën dyshimin se të njëjtit kanë kryer veprën penale shpëlarja e parave, për veprën penale kontrabandimi i mallrave në bashkëkryerje, veprën penale pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, veprën penale mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe veprën penale Falsifikim i parasë.

Në njoftim thuhet edhe se gjykata ka vlerësuar se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real se nëse të pandehurit lihen në liri, mund të arratisen me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale dhe të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale.

Njoftimi:

Caktohet masa e paraburgimit ndaj të pandehurve F.M., F.M., S.K., N.B., D.M., A.M., M.M., N.M., dhe G.Q.

Prishtinë, 03 Korrik 2026 – Gjykata Themelore në Prishtinë, Departamenti Special ka vendosur lidhur me kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës së Kosovës, për caktimin e masës së paraburgimit në çështjen penale ndaj të pandehurve F.M., F.M., S.K., N.B., D.M., A.M., M.M., N.M., dhe G.Q., për shkak të dyshimit të bazuar se kanë kryer veprën penale Shperlarja e parave, për veprën penale Kontrabandimi i mallrave në bashkëkryerje, veprën penale Pjesëmarrja ose organizimi i grupit kriminal të organizuar, veprën penale Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve, dhe veprën penale Falsifikim i parasë.

Gjyqtari i procedurës paraprake, pas mbajtjes së seancës dëgjimore përmes Aktvendimit ka aprovuar kërkesën e Prokurorisë Speciale të Republikës të Kosovës për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të pandehurve F.M., F.M., S.K., N.B., D.M., A.M., M.M., N.M., dhe G.Q., ashtu që të njëjtëve iu është caktuar masa e paraburgimit në kohëzgjatje prej 1 (një) muaj, për secilin.

Pas mbajtjes së seancës dëgjimore, Gjykata vlerësoj se caktimi i masës së paraburgimit në këtë çështje penale është masë adekuate, pasi ekziston rrezik real se nëse të pandehurit lihen në liri, mund të arratisen me qëllim të fshehjes dhe ikjes nga përgjegjësia penale dhe të pengojnë rrjedhën normale të procedurës penale.

Gjykata gjithashtu konsideron se nëse të pandehurit lihen në liri, ekziston rreziku që të njëjtit lirshëm të vazhdojnë komunikimet e tyre dhe bashkëpunimin për të vazhduar kryerjen e veprave penale apo veprave të reja penale.

Kundër këtij aktvendimi, palët e pakënaqura kanë të drejtë ankese në Gjykatën e Apelit, përmes Gjykatës Themelore në Prishtinë.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026