Spektakël i papërsëritshëm në Tiranë, Kanye West elektrizoi publikun shqiptar
Shqipëri
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Spektakël i papërsëritshëm në Tiranë, Kanye West elektrizoi publikun shqiptar
dsfdsf
12/07/2026 - 08:21
Linku u kopjua

Reperi amerikan Kanye West mbajti mbrëmjen e së shtunës një koncert madhështor në Tiranë, duke sjellë një atmosferë elektrizuese dhe një spektakël që tërhoqi mijëra adhurues.

Artisti u ngjit në skenë rreth orës 21:15, ku interpretoi disa nga hitet më të njohura të karrierës së tij. Publiku e shoqëroi gjatë gjithë mbrëmjes me këngë, duartrokitje dhe brohoritje, duke krijuar një atmosferë të jashtëzakonshme.

Koncerti u dallua për skenografinë mbresëlënëse, efektet vizuale dhe ndriçimin spektakolar. Vëmendjen më të madhe e tërhoqi skena në formë globi, e cila u bë elementi kryesor i shfaqjes dhe i dha koncertit një dimension unik artistik.

Pas koncertit ka reaguar edhe kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i cili publikoi në Facebook një videokartolinë nga eventi. Ai e cilësoi koncertin si një mbrëmje magjike, duke theksuar se në Tiranë u mblodhën qytetarë nga 80 kombësi të ndryshme, shkruan TCh.

Sipas Ramës, organizimi i koncertit të Kanye West përbën një investim të rëndësishëm për promovimin e Shqipërisë si destinacion turistik, ndërsa vlerësoi edhe ndikimin pozitiv që eventi pati në ekonominë e kryeqytetit.


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026