Specialja deklarohet për vizitën e Thaçit në Kosovë
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Specialja deklarohet për vizitën e Thaçit në Kosovë
gjykata-speciale
21/03/2025 - 13:33
Linku u kopjua

Gjykata Speciale konfirmoi vizitën e ish-presidentit Hashim Thaçi në Kosovë, për të shkuar të varri i babait të vet si dhe për të takuar familjen e ngushtë.

“Gjatë vizitës, i akuzuari do të vazhdojë të mbahet në paraburgim dhe nën ruajtje të Dhomave të Specializuara”, tha gjykata në një deklaratë publike të premten më 21 mars.

Gjykata tha se vizita u mundësua për “arsye humanitare bindëse”.

Nën masa të rrepta të sigurisë, Thaçi u soll nga Haga në Kosovë pesë ditë pas vdekjes së babait dhe tri ditë pas varrimit, raporton KosovaPress.

"Te varri i yt erdha i fundit, babë”, shkroi ish-presidenti Hashim Thaçi, në kurorën të cilën e la të premten mbi varrin e babait të vet në Burojë të Skenderajt.

“Para meje erdhën mijëra qytetarë. Së shpejti, dorë më dorë, do t’i falënderoj të gjithë. Të qoftë i lehtë dheu i Kosovës”, është mesazhi i ish-presidentit.

Gjykata Speciale nuk i dha leje Thaçit të marrë pjesë në varrimi ne babait të vet të martën.

Pas homazheve, Thaçi u dërgua në shtëpinë e tij ku nuk dihet se sa orë do të qëndrojë.

Ai mbërriti në fshatin e tij rreth orës 11:00 më 21 mars, me leje të Dhomave të Specializuara të Kosovës në Hagë – që njihen si Gjykata Speciale, shkruan KosovaPress.

Thaçi po përballet me një proces të tejzgjatur gjyqësor, nën akuzat për krime të pretenduara të luftës.

Ai është deklaruar i pafajshëm për të gjitha pikat e aktakuzës./KosovaPress

Lexo edhe: https://kosovapress.com/te-varri-i-yt-erdha-i-fundit-dedikimi-i-thacit-per-babain-e-vet


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026