Specialistët protestojnë edhe gjatë kësaj jave para Ministrisë së Shëndetësisë
Lexohet për: 1 min.
Ministria-e-shendetesise-6-of-7
1 vit më parë
Linku u kopjua

Një grup i specialistëve ka njoftuar se për shkak se ende nuk është arrit kurrfarë marrëveshje midis tyre dhe Ministrisë së Shëndetësisë, kanë marrë vendim që protestat të vazhdojnë edhe gjatë javës së ardhshme.

Sipas njoftimit, çdo ditë nga ora 10:00 deri në orën 11:00, nga e hëna deri të premten, do të mbahet protesta e specializantëve para Ministrisë së Shëndetësisë.

Ata gjatë javës së kaluar protestuan për mospagesën e kujdestarive prej muajit shkurt dhe kundër detyrimit për të paguar vitin e shkollimit specialistik 500 euro për një vit.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025