Spanjës i anulohet goli ndaj Austrisë në pjesën e parë
5-Fifth
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Spanjës i anulohet goli ndaj Austrisë në pjesën e parë
New Project - 2026-07-02T213123.395
02/07/2026 - 21:33
Linku u kopjua

Ndeshja e fortë e fazës së 1/16-ës së finales në Botëror ndërmjet Spanjës dhe Austrisë ka prodhuar momentin e parë të diskutueshëm në minutën e 30-të.

Mbrojtësi i majtë spanjoll, Marc Cucurella, arriti të dërgonte topin në rrjetë, duke ndezur festën te "Furia e Kuqe", mirëpo goli u anulua menjëherë nga gjyqtari kryesor i ndeshjes.

Arbitri Glenn Nyberg i ka rënë bilbilit për të sinjalizuar një faull gjatë aksionit, duke bërë që rezultati të mbetet i paprekur në 0-0.

Ky vendim ka shkaktuar reagime të shumta në fushë, por ka mbajtur në baraspeshë të plotë këtë përballje jetike për fatet e mëtutjeshme të të dyja kombëtareve në turne.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026