Spanja mbyll pjesën e parë me avantazh 1-0 ndaj Francës
Ndërkombëtar
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Spanja mbyll pjesën e parë me avantazh 1-0 ndaj Francës
New Project - 2026-07-14T215440.300
14/07/2026 - 21:54
Linku u kopjua

Spanja mbyll pjesën e parë në epërsi 1-0 ndaj Francës në gjysmëfinalen e Kampionatit Botëror, falë golit të Mikel Oyarzabal nga penalltia në minutën e 22-të.

11-metërshi erdhi pas faullit të Lucas Digne, ndërsa Oyarzabal goditi saktë në këndin e djathtë duke mposhtur Maignan.

Pjesa e parë pati edhe dy kartonë të verdhë: Adrien Rabiot u ndëshkua në minutën e 9-të dhe Marc Cucurella në të 31-tën pas një ndërhyrjeje të ashpër.

Franca u detyrua të bëjë zëvendësim në minutën e 30-të, me William Saliba që la fushën i dëmtuar dhe u zëvendësua nga Maxence Lacroix.

Spanja ishte më e rrezikshme, me rastin e Fabian Ruiz në minutën e 38-të që u bllokua shkëlqyeshëm, ndërsa "La Roja" fitoi edhe një korne.

Franca shkon në pushim pa asnjë goditje në portë.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026