SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh
Teknologji
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
SpaceX i Elon Musk pritet të dalë në bursë me vlerë prej 1 trilion dollarësh
Elon Musk
Foto Ilustruese
02/04/2026 - 19:32
Linku u kopjua

SpaceX, kompania hapësinore e drejtuar nga Elon Musk, po përgatitet për një ofertë publike fillestare (IPO) që mund ta vlerësojë mbi 1 trilion dollarë.

Kompania, e cila prodhon raketa dhe operon rrjetin global të internetit satelitor Starlink, ka dorëzuar në mënyrë konfidenciale dokumentet përkatëse në Komisionin Amerikan të Letrave me Vlerë (SEC), raporton transmetuesi publik britanik, përcjellë KosovaPress.

Nëse realizohet, IPO-ja do të ishte një nga më të mëdhatë në histori, duke synuar mbledhjen e mbi 50 miliardë dollarëve dhe duke e bërë SpaceX një nga kompanitë më të vlefshme të listuara në bursë.

Ky zhvillim vjen teksa Elon Musk po i lidh gjithnjë e më shumë kompanitë e tij, përfshirë Tesla dhe xAI, në një ekosistem të integruar teknologjik të fokusuar në inteligjencë artificiale, robotikë dhe hapësirë.

SpaceX, e themeluar në vitin 2002, është bërë një forcë dominuese në fluturimet komerciale në hapësirë dhe bashkëpunon ngushtë me NASA-n, ndërsa Musk ka ambicie afatgjata për kolonizimin e Marsit dhe ndërtimin e infrastrukturës hapësinore për të dhëna.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026