Tifozët austriakë të futbollit po argëtohen me një skenar të pazakontë të krijuar nga inteligjenca artificiale, ku Austria shpallet kampione e Botërorit 2026 dhe vendi transformohet rrënjësisht në dekadat që pasojnë.
Në videon e realizuar nga kompania vjeneze “Sequence Five”, sulmuesi veteran Marko Arnautoviç paraqitet si president i Austrisë, ndërsa një statujë e David Alaba zë vendin e monumentit të kompozitorit të famshëm Johann Strauss në Vjenë.
Videoja u publikua pas ndeshjes hapëse të austriakëve në turne, ku ata mposhtën Jordaninë me rezultatin 3-1.
Një nga figurat kryesore të këtij skenari është Arnautoviç i cili shënoi ndaj Jordanisë dhe u bë golashënuesi më i moshuar i Austrisë në historinë e Kupës së Botës, në moshën 37-vjeçare.Në videon futuriste, Alaba shfaqet i moshuar dhe kujton me emocion ditën e triumfit historik.
“Kur e kujtoj atë ditë, ende më dridhet trupi”, thotë mbrojtësi në rrëfimin e gjeneruar nga IA, duke nënvizuar ndikimin që do të kishte një sukses i tillë në identitetin kombëtar të Austrisë.