Sot, tentimi i katërt për konstituimin e Kuvendit
Lexohet për: 3 min.
Dëgjoje me zë...
Sot, tentimi i katërt për konstituimin e Kuvendit
AAK
21/04/2025 - 08:10
Linku u kopjua

Sot, prej orës 15:00 do të vazhdojë seanca konstituive përkatësisht për zgjedhjen e kryeparlamentarit dhe e nënkryetarëve të Kuvendit të Kosovës.

Në tentaivën e tretë të seancës konstitutive, të shtunën u miratua raporti i Komisionit të përkohshëm për verifikimin e kuorumit dhe të mandateve të deputetëve dhe u bë betimi i deputetëve, raporton KosovaPress.

Në seancën e së shtunës, në pikën e tretë të rendit të ditës, në emër të Lëvizjes Vetëvendosje, si subjekti me numrin më të madh të deputetëve në Kuvend, deputeti Glauk Konjufca propozoi për kryetare të Kuvendit deputeten Albulena Haxhiu. Në dy procedura votimi, për kandidaturën e paraqitur votuan 57 deputetë, ndërsa kryesuesi Dehari konstatoi se propozimi nuk kalon dhe në këto rrethana njoftoi për ndërprerjen e seancës së 19 prillit, duke paralajmëruar vazhdimin e saj për sot (të hënën), në orën 15:00, shkruan KosovaPress.

Vetëvendosje ka paralajmëruar se Albulena Haxhiu sërish do të jetë kandidate për kryetare të Kuvendit.

Të shtunën, pro zgjedhjes së Haxhiut si kryeparlamentare përvec VV-së dhe koalicionit të saj Guxo dhe Alternativa, votoi edhe deputeti Nenad Rashiq, partia e së cilit ka siguruar një nga dhjetë ulëset që u takojnë përfaqësuesve të komunitetit serb.

Ndërsa, kundër zgjedhjes së Albulena Haxhiut votuan deputetët e zgjedhur të LDK-së, kurse ata të Nismës Socialdemokrate abstenuan.

Ndërkohë, PDK-ja, Lista Serbe dhe disa deputetë të AAK-së nuk morën pjesë në votim.

Kreu i AAK-së, Ramush Haradinaj, e lëshoi sallën para se të niste votimi.

Lexo edhe: https://kosovapress.com/kuvendi-deshton-te-zgjedh-albulena-haxhiun-si-kryeparlamentare

Partia Demokratike e Kosovës (PDK), përmes një deklarate për media, vlerësoi se e njeh të drejtën kushtetuese të partisë së parë për të propozuar kandidatin/en për Kryetar të Kuvendit. Megjithatë, kjo nuk nënkupton domosdoshmërisht edhe përkrahjen e saj për atë kandidaturë.

Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, pas votimit të mandateve të deputetëve, kishte thënë se është parë situata me numrat për formimin e institucioneve dhe arsyet e bllokimit.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj theksoi se nëse do të jenë kandidatë për kryetare të Kuvendit, Shqipe Selimi dhe Saranda Bogujevci, AAK-ja do t’i mbështesë me votë.

Ndërsa, kryetari i Nismës Socialdemokrate, Fatmir Limaj, pas zhvillimeve në Kuvend, theksoi nevojën urgjente për ndërtimin e institucioneve funksionale në vend.

Në zgjedhjet e 9 shkurtit, Vetëvendosje fitoi 48 mandate, PDK 24 mandate, LDK 20 deputetë dhe AAK-Nisma me 8 deputetë.

https://kosovapress.com/betohen-deputetet-e-legjislatures-se-nente-te-kuvendit-te-kosoves


/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim. Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.
Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026