Sot pa diell, pasdite rikthehen reshjet dhe rrufetë
3-Third
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sot pa diell, pasdite rikthehen reshjet dhe rrufetë
Shi
24/07/2026 - 07:52
Linku u kopjua

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës (IHMK) ka njoftuar se dita e premte do të karakterizohet me mot më të freskët, me temperatura minimale nga 9 deri në 13 gradë Celsius dhe maksimale nga 19 deri në 24 gradë.

Sipas IHMK-së, era do të fryjë nga veriu dhe veriperëndimi me intensitet të lehtë deri mesatar, ndërsa gjatë orëve të pasdites në disa zona të vendit priten reshje lokale shiu, të shoqëruara me shkarkime rrufesh.

Instituti thekson se freskimi i motit do të ndikojë pozitivisht në mirëqenien e qytetarëve, duke ulur ndjeshëm stresin termik dhe indeksin e nxehtësisë.

Po ashtu, reshjet e parashikuara pritet të përmirësojnë rezervat e lagështisë në shtresën sipërfaqësore të tokës, megjithëse shpërndarja e tyre do të jetë e pabarabartë.

IHMK rekomandon kujdes gjatë zhvillimit të punimeve bujqësore në ambiente të hapura, pasi gjatë stuhive lokale mund të ketë erëra të përkohshme më të fuqishme dhe aktivitet elektrik në atmosferë.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026