Sot betimi i presidentit Trump, ceremonia nën masa të rrepta sigurie
Bota
Lexohet për: 2 min.
1 muaj më parë
Linku u kopjua

Ditën e sotme presidenti i zgjedhur i Shteteve të Bashkuara të Amerikës do të marrë detyrën, duke u bërë kështu kreu i 47-të i Shtëpisë së Bardhë.

Ceremonia do të zhvillohet në ambientet e brendshme të Kapitolit, kjo për shkak të temperaturave shumë të ulëta.

Masa të rrepta sigurie janë marrë për mbarëvajtjen e kësaj ceremonie të rëndësishme që do të përcillet në të gjithë botën.

Dita e inaugurimit të Donald Trump do të nisë me një shërbim në Kishën e Shën Gjonit, në sheshin Lafayette, një kishë historike në Uashington DC, e ndjekur nga çaji në Shtëpinë e Bardhë, raporton TCH.

Shfaqjet muzikore dhe fjalët e hapjes do të fillojnë në skenën kryesore të ngjarjes – e vendosur në lëndinë perëndimore të ndërtesës së Kapitolit të SHBA. Kjo do të pasohet nga:

-Betimi i Trump dhe Vance si dhe fjalimi inaugurues në të cilin presidenti do të përcaktojë qëllimet e tij për katër vitet e ardhshme

-Trump më pas do të shkojë brenda në dhomën e Presidentit – pranë dhomës së Senatit – për të nënshkruar dokumentet kryesore

-Më pas ai do të marrë pjesë në një drekë të organizuar nga Komiteti i Përbashkët i Kongresit për Ceremonitë Inauguruese

-Kjo pasohet nga një paradë që shkon nga ndërtesa e Kapitolit poshtë Pennsylvania Avenue në Shtëpinë e Bardhë

-Më vonë në mbrëmje, Trump do të shfaqet në tre ballo inauguruese në të gjithë qytetin – Ballin e Komandantit të Përgjithshëm, Ballin Inaugurues të Lirisë dhe Ballin Starlight.

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2025