Sonte në orën 18:00 mblidhet Komisioni për Legjislacion i Kuvendit të Kosovës.
“Sapo u ngarkuam si Komision për Legjislacion nga Kryetarja e Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu për shqyrtimin e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga Presidentja Vjosa Osmani Sadriu, të cilat parashohin që Presidenti/Presidentja të zgjidhet drejtpërdrejt nga populli.
Lajmin e konfirmoi edhe kolegu i tij partiak Vigan Qorrolli.
“Sonte, në ora 18:00, ne si Komision për Legjislacion, jemi ngarkuar zyrtarisht nga Kryetarja e Kuvendit, znj. Albulena Haxhiu, me shqyrtimin e amendamenteve kushtetuese të propozuara nga Presidentja e Republikës, Vjosa Osmani.Zgjedhja e drejtpërdrejtë nga populli jo vetëm që rrit legjitimitetin demokratik të institucionit të Presidentit, por edhe e çliron sistemin institucional nga bllokadat që mund të krijohen në proceset parlamentare.
Si Komision për Legjislacion, do ta trajtojmë këtë çështje me seriozitet të plotë kushtetues dhe me përgjegjësinë që kërkon çdo ndërhyrje në tekstin themelor të Republikës”, shkroi në Facebook, Vigan Qorrolli.