Sonte finalja e madhe në volejbollin e femrave
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sonte finalja e madhe në volejbollin e femrave
New Project (68)
05/04/2026 - 12:34
Linku u kopjua

Fer Volley ka siguruar kalimin në finalen e madhe të Kupës së Kosovës pas një performance dominuese ndaj Fushë Kosovës, duke fituar me rezultat të pastër 3-0 (25-18, 25-12, 25-21).

Skuadra nga Ferizaj tregoi një stabilitet të lartë në lojë dhe efikasitet në sulm, duke e mbyllur çështjen e kualifikimit brenda tri seteve dhe duke konfirmuar kandidaturën serioze për trofeun e parë madhor të vitit.

Trofeu i çmuar do të vendoset sonte në orën 19:30 në Pallatin e Sporteve ‘1 Tetori’ në Prishtinë, në një përballje "të zjarrtë" kundër KV Dritës.

Ky ballafaqim vë përballë dy forcat kryesore të volejbollit kosovar të femrave, të cilat po rivalizojnë ashpër edhe për titullin kampion, duke garantuar kështu një mbrëmje plot emocione që do të transmetohet drejtpërdrejt në Art Motion.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026