Slot: Shumica e ndeshjeve në Angli nuk më japin kënaqësi
Sport
Lexohet për: 2 min.
Dëgjoje me zë...
Slot: Shumica e ndeshjeve në Angli nuk më japin kënaqësi
02/03/2026 - 14:16
Linku u kopjua

Trajneri i Liverpool-it Arne Slot, mendon se portierëve në Premier Ligë u jepet më pak mbrojtje nga gjyqtarët e ndeshjeve, sesa atyre në ligat e tjera.

“Këtu pothuajse mund ta godasësh portierin në fytyrë dhe gjyqtari prapë thotë thjesht vazhdo. A më pëlqen? Zemra ime e futbollit nuk e pëlqen” - tha holandezi.

Ndërkaq, mezi priste të shikonte ekipin e Barcelonës të Pep Guardiolës, të cilët ishin të njohur për futbollin e tyre të butë dhe të përkushtuar në posedim.

“Tani, shumica e ndeshjeve që shoh në Premier Ligë nuk janë një kënaqësi për mua t'i shikoj” - tha Slot.

Liverpool i vendit të pestë, i cili ka fituar shtatë nga nëntë ndeshjet e tij të fundit në të gjitha garat, është në një pozitë të fortë për t'u kualifikuar në Ligën e Kampionëve të sezonit të ardhshëm.

Futbollisti i Liverpool-it, Florian Wirtz, pritet të humbasë ndeshjen kundër Ëolves dhe ndeshjen e së premtes në Kupën FA kundër të njëjtëve kundërshtarë, të dyja që zhvillohen në stadiumin Molineux, për shkak të një problemi në shpinë.

Gjermani Wirtz, humbi fitoret e Liverpool-it kundër Nottingham Forest dhe West Ham.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026