Mbrëmja e sotme në çerekfinalet e Champions League ka marrë një kthesë dramatike në "Santiago Bernabéu", ku Bayern Munich ka arritur të thyejë bllokadën e Real Madridit në minutën e 40-të.
Pas një beteje të ashpër dhe pritjeve heroike të Neuer në fillim, bavarezët realizuan një kundërsulm perfekt: Serge Gnabry shërbeu mjaft mirë për Luis Diaz, i cili me një gjuajtje precize nga afërsia e dërgoi topin në këndin e poshtëm të djathtë, duke kaluar Bayernin në epërsi 0-1.
Në anën tjetër, sfida mes Sporting CP dhe Arsenalit mbetet e hapur dhe shumë e luftuar në mesfushë. Ndonëse të dyja ekipet kanë goditur shtyllat respektive përmes Araujo dhe Madueke, rrjetat ende nuk janë tundur. "Topçinjtë" po hasin vështirësi për të depërtuar në mbrojtjen portugeze.
KosovaPress