Sllovaku i dehur, 16 vjeç kërcënon me armë dy kosovarë, dërgohet në mbajtje
Drejtat Autoriale
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Sllovaku i dehur, 16 vjeç kërcënon me armë dy kosovarë, dërgohet në mbajtje
Një shtetas i Sllovakisë, 16 vjeç, është arrestuar të mërkurën mbrëma, në Ferizaj nën dyshimin se ka kanosur me armë dy persona.
Gjatë kontrollit që iu bë, tek ai u gjet e konfiskua një pistoletë me gaz, së bashku me gjashtë fishekë. Kjo armë dyshohet se u përdor në incidentin me dy kosovarët.
Policia ka bërë me dije se tre të përfshirët në këtë incident janë dërguar në stacionin policor në Ferizaj. Dy viktimat janë intervistuar aty, ndërsa i dyshuari jo, për shkak se siç thuhet, ndodhej nën ndikimin e alkoolit dhe nuk ka qenë në gjendje të intervistohej
Me vendim të prokurorit të shtetit, i dyshuari është ndaluar për 24 orë dhe ndaj tij është iniciuar procedurë penale për veprat “kanosje” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /KosovaPress/
/Kosovapress/
Lajmi i plotë ëshë në sistemin me parapagim.
Abonohu për ti shfryëzuar shërbimet KosovaPress-it.