Skënderaj dominon Fushë Kosovën, drejt në gjysmëfinale në volejboll
Sport
Lexohet për: 1 min.
Dëgjoje me zë...
Skënderaj dominon Fushë Kosovën, drejt në gjysmëfinale në volejboll
volejboll (2)
08/04/2026 - 21:56
Linku u kopjua

Skuadra e Skënderajt ka nisur me mjaft sukses fazën e "Play-off"-it në Raiffeisen Superligën e femrave në volejboll, duke shënuar një fitore të pastër 3-0 ndaj Fushë Kosovës.

Në ndeshjen e parë çerekfinale, vajzat e Skënderajt treguan stabilitet në lojë, duke fituar setet me rezultatet 25/22, 25/23 dhe 25/15.

Ky triumf bindës i vendos ato në një pozitë mjaft komode për ndeshjen e dytë të serisë, ku një fitore tjetër do t'u siguronte kualifikimin e menjëhershëm në gjysmëfinale.

Në anën tjetër, Fushë Kosovës i duhet një reagim i shpejtë dhe fitore në takimin e radhës për të shpresuar në përmbysjen e serisë dhe për të kërkuar kalimin tutje.

KosovaPress

Kjo webfaqe mirëmbahet dhe menaxhohet nga Agjencia e Lajmeve KosovaPress. KosovaPress mban të drejtat e rezervuara me copyright sipas dispozitave ligjore për të drejtat e autorit dhe pronës intelektuale. Përdorimi, modifikimi dhe shpërndarja për qëllime komerciale pa marrëveshje me KosovaPress, ndalohet rreptësisht.
Ky aplikacion uebsajti është zhvilluar me mbështetjen e #SustainMedia Programme, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, ndësa implementohet nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e KosovaPress dhe nuk pasqyron domosdoshmërisht pikëpamjet e BE-së apo të Qeverisë Gjermane.
Të gjitha të drejtat e rezervuara nga A.P.L. KosovaPress © 2002-2026